Noka flet pas debateve te “Etika”: Ora e revolucionit po vjen!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka pas dëshmisë që dha para anëtarëve të Komisionit të Etikës dhe Votimit doli në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Noka u shpreh se regjimi i tanishëm është i kalbur dhe se ora e revolucionit po vjen.

“Këta mendojnë se duke përjashtuar deputetët pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye, do mund ta ndalin opozitën.

Pa fjalën e lirë një parlament nuk mund të ekzistojë”, theksoi Noka.

Video që u shfaq nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në Komisionin e Etikës dhe Votimit