Çfarë nuk po toleron Berisha nga grupi i Alibeajt? Baçi: Të bashkohen ose të ndahen, të mos tallen me demokrakratët
Agim Baçi, analist në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se është përgjegjësi e berishës që të gjejë gjuhën e përbashkët mes demokratëve.
"Politika është arti i të pamundshmes dhe ato që marrin përsipër misionin e bashkimit duhet të gjejnë rrugën.", tha Baçi.
Agim Baçi: Përgjegjësia është e palëve e sidomos e Berishës që mori përsipër të bashkojë demokratët. Një lider kur merr përsipër të bashkojë dy palët duhet të gjejë gjuhën. Çfarë nuk po toleron zoti Berisha me pjesën tjetër të opozitës që nuk i është bashkuar? Gjithë instituionet ndërkombëtare kanë ndëshkuar paronazhistin, imagjino çfarë mund të thuhet për patronazhistin. Politika është arti i të pamundshmes dhe ato që marrin përsipër misionin e bashkimit duhet të gjejnë rrugën. Grupimet e PD të bashkohen ose të ndahen, jo të kenë me demokratët këtë lloj talljeje. Gjykata thjesht shikon ligjshmërinë, sipas berishës shkalla e parë është e ndershmë e dyta e kapur nga Rama, për mua i ka kapur të gjitha. Është e pafalshme një zgjatje e tillë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
