"Bilbilat" jashtë! Socialistët ndëshkojnë Berishën dhe 3 deputetë demokratë për Foltoren

Komisioni i Etikës dhe Votimit vendosi sot përjashtimin e deputetëve Flamur Noka dhe Sali Berisha me 10 ditë nga parlamenti dhe komisionet.

Sakaq mazhoranca në Komision është treguar më e butë ndaj deputetëve Edi Paloka dhe Belind Këlliçi, për të cilët vendosi përjashtimin me 5 ditë nga veprimtaria e Kuvendit.

Saimir Korreshi duke folur pas mbledhjes së Komisionit tha se vebndimi është absurd.

Korreshi: Sekretariat turpi, sekretariat palaço. Mori vendim absurd për përjashtimi me 10 ditë të zotit Berisha dhe Noka dhe 5 ditë për zotin Paloka dhe zotin Këlliçi. Te materialet për Berishën kishin një video skandaloze të marrë nga facebooku i tij kur ai përmendte vetëm një fjalë "orgji McGonigal". U thashë hapni fjalorin se çfarë do të thotë fjala orgji. Këta e kanë mendjen te e keqja. Nuk do të thotë asgjë më tepër se festa që bëhej për nder të Perëndisë Dionis.

Kaq thotë fjalori shqip. Në atë seancë deputetu Berisha fillimisht është provokuar nga një deklaratë absurde nga Denaj ku i kërkonte komisionit të Etikës përjashtimin e tij. Video nuk tregon fare nëse Berisha është apo jo në ambjentet e parlamentit. Video nuk ka as ambjente parlamenti, as orar.

Nëse për togfjalëshin "orgji McGonigal" mund të dalin të gjithë, për atë çfarë ka thënë Edi Rama dhe gjithë të tjerët ai parlament duhet mbyllur dhe duhet hapur pas 100 vitesh. Së dyti për zotin Noka, i ka fryrë bilbilit. PS ka hyrë me daulle në parlamentin shqiptar. Këlliçi paska marrë mjete dhune, sëpatë dhe hanxhar janë mjete dhune, por doli që ishte stativ dhe ja ulën me 5 ditë. Me çfarë sysh e panë, me xham apo pa xham?

Paloka vetëm se ka kaluar nga foltorja dhe ka shkuar në banjo. Këtu nuk ngrihesh dot në këmbë se merr karton të kuq. Shteti si duket ka mbetur pa lekë, atje ku është fshehur Rama i duhen lekë dhe hajt t'ua heqim deputetëve, të heqim zërin opozitar.

Po të heqim nja 20 deputetë vjen Rama në Kuvend.Po na dhunohet fjala e lirë.Ka tallje më të madhe se Rama që nuk vjen në Kuvend? Kontrollojini rrogën se mos i ka kaluar 100%. Kush nuk vjen në parlament i hiqen 150 mijë lekë. Kontrollojeni se mbase ja jep Lindita.