“Etika” mblidhet për përjashtimin e 4 demokratëve, Noka: Nëse doni të eliminoni opozitën, i keni bërë llogaritë gabim
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputeti demokrat Belind Këlliçi kanë dalë para anëtarëve të Komisionit të Etikës në Kuvend, i mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve socialistë për të përjashtuar me 10 ditë 4 deputetë me argumentin e prishjes së seancës plenare të së hënës.
Nga ana e tij, Këllicci deklaroi se reagimet e tij ishin si rrjedhojë e mosdhënies së fjalës.
Ndërsa Noka i solli komsionit pamjet në kohën kur vetë socialistëve i frynin vuvuzelave dhe bilbilabve në Kuvend, dhe në atë kohë mazhoranca e djathtë nuk përjashtoi asnjë deputet në atë kohë.
“Ndërsa ju sot nuk po bëni asgjë më shumë se kërkoni të mbysni opozitën, duke kërkuar për ta zhdukur dhe eliminuar opozitën.
Jo vetëm që na keni ndërprerë fjalën, por as nuk na e keni dhënë. Unë jam i zgjehdur nga qytetarët dhe ata më kërkojnë mua që të flas. Demokraci pa fjalë të lirë nuk ka, dhe liri pa fjalë nuk ka. Ju mendoni se do të zhdukni fjalën e lirë dhe opozitarizmin”, u shpreh Noka.
Ai u shpreh se regjimi i tanishëm është i kalbur dhe se ora e revolucionit po vjen.
“Revolucioni demokratik ju duket shaka, por kështu do fillojë. Jeni regjim i kalbur. Ligjin dhe Kushtetutën e njoh më mirë se kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri. Asnjëherë skam sharë dhe fyer. Kur një Parlament arrin në pikën që jeni ju, po ju vjen fundi. Tik-tak po ju vjen fundi. Ora e revolucionit po vjen”, tha Noka.

