Kaos te PSG, Neymar i jep “asist” Bayernit

PSG është në një moment të vështirë me dhomën e zhveshjes të përçarë dhe zërat gjejnë konfirmim edhe nga lojtarët brenda grupit aktual dhe një prej atyre që mendohet se janë shkaktarë të kësaj situate.

Braziliani Neymar në pra të ndeshjes me Bayern Munchen, ka deklaruar se pas Kupës së Francës ka pasur një konflikt mes lojtarëve që nuk ishin dakort për mënyrën se si po shkojnë gjërat.

“Duhet të zbulojmë se çfarë po ndodh pasi disa gjëra nuk duhet të dalin jashtë dhomës së zhveshjes. Është një moment i trishtë”, theksoi Neymar. Deklaratë që “çon ujë në mullirin” e Bayern Munchen vetëm pak orë përpara sfidës së 1/8-ave, e para mes dy përballjeve për një biletë drejt çerekfinales.

Ndërkohë, “L’Equipe” zbulon se Neymar dhe Marquinho nuk kanë asnjë komunikim me portierin Donarouma dhe kjo mund të peshojë në fatet e ndeshjes së mbërmjes sonte.