Ibrahimovic shpërthen në lotë për mikun gazetar me sëmundjen e rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2023, 12:12
Zlatan Ibrahimovic është human. Në një intervistë dhënë për rrjetin amerikan ESPN, shtatlarti nuk ka arritur t’i mbajë dot lotët pasi u lidh në transmetim direkt me gazetarin Thijs Slegers, i cili kohët e fundit ka zbuluar se vuan nga leuçemia.
“Kur isha i ri dhe më dukej vetja i humbur në Holandë, nuk njihja asnjë njeri në atë vend. Një gazetar më kontaktoi dhe shkuam për drekë bashkë. Që nga ai moment u bëmë miq sepse Thijs më ndihmoi shumë. Kemi pasur gjithmonë kontakte dhe ai do të jetë gjithmonë në zemrën time”, deklaroi Ibra mes lotësh.
Zëriu iu thye nga emocioni dhe shtatlarti iu drejtua gazetarit duke i thënë: Dua vetëm të të them që të dua shumë miku im.
