Ja kush janë dy sportistët më të mëdhenj që kanë pranuar homoseksualitetin

Jakub Jankto është vetëm i fundit në radhën e gjatë të sportistëve që kanë dalë hapur duke deklaruar homoseksualitetin e tyre.

Përtej futbollit janë emra më të mëdhenj që kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë temë duke sinjalizuar devijimin e tyre seksual dhe lista është e përbërë nga emra shumë të rëndësishëm.

Kampioni australian i notit, disa herë medalist olimpik, Ian Thorpe pas shumë vitesh përgënjeshtrime, e pranoi homoseksualitetin e tij. Thorpe ka fituar 5 medalje ari, 3 argjendi dhe 1 bronzi në Lojërat Olimpike.

Një tjetër emër me peshë në sportin ndërkombëtar është edhe ish-tenistja më e suksesshme e planetit, amerikania me origjinë çeke, Martina Navratilova. Në vitin 1981 ajo deklaroi publikisht se tërhiqej nga femrat.