Fishat e diabetit falas, përfitojnë të sëmurët mbi 65 vjeç
Një pacienti diabetik mesatarisht i duhen 5 fisha në 24 orë për të matur nivelin e sheqerit në gjak.
Kjo mund ti kushtojë atij 250 lekë në ditë.
"Është një politikë shumë e mirë që është ndjekur nga ana e Fondit ku pacientët diabetikë, të cilët vetëm për një fishë që bën nujë matje të vemte paguanin 50 lekë në farmaci. Disave u duhen minimalisht deri në 5 matje në ditë."
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda këtij muaji do të rimbursohen fishat për grupmoshën mbi 65 vjeç.
Nga nisma përfitojnë 50 mijë të moshuar. Ndërkohë farmacitë i kanë kryer të gjithë procedurat e nevojshme me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
"Farmacitë kanë firmosur një kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore që të gjithë pacientët diabetikë të marrin fishat e diabetit falas. Grupmosha që përfiton falas fishat e diabetit është nga 0-25 vjeç dhe nga 65 vjeç."
Lista e barnave të rimbursueshme i ka kushtuar buxhetit të shtetit 11.4 miliard lekë.

