Tokat i merr lumi, fermerët e fshatit Moravë në Berat: Shteti asnjë ndërhyrje

Dalja e herë pas hershme e lumit Osum nga shtrati ka krijuar shqetësim tek banorët.
Ata thonë se sa herë bie shi lumi del nga shtrati dhe tokat e tyre bujqësore përmbyten. Thonë se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, pavarësisht se problemin e kanë ngritur disa herë.

Fermerët e fshatit Moravë në Berat, thonë se lumi Osum po ua bën të pamundur punimin e tokës.

Dalja nga shtrati e Lumit sa herë bie shi, thonë se ua përmyt tokat që i kanë pranë shtratit të lumit.

Fermerët: Nga përmbytja nuk po mbjellin tokat njerëzit, thonë harxhojm paratë kot".
Deri më tani dalja e vitpërvitshme e lumit nga shtrati ka shkaktuar edhe erozion duke zhdukur me dhjetëra hektarë sipërfaqe.

Këtë pjesën këtu e zuri dhe ullinjtë i mbyti. Nuk e përcaktoj dot, po ka ngrënë shumë"

Banorët thonë se pavarësisht thirrjeve, shteti nuk ka ndërhyrë asnjëherë.

Fermerët: Bashkia e Beratit të ndërhynte për këto plherat këtu që po sëmurin njerëzit, po kapin spitalet. S'po bëhet as një gjë.

Megjithëse nuk janë të sigurt nëse do të ketë rreshje apo prurje nga lumi Osum,ka edhe nga ata banorë që sërisht vazhdojnë të punojnë tokat e tyre, duke u lutur mos ketë përmbytje këtë vit.