Udhëtimi surprizë i çiftit "Makinën plot, bukë me vete dhe u nisëm për Paris"

Bardh dhe Lili Vrapi në emisionin "Jeto me Orën" në RTV treguan se kush ishin surprizat që i kanë bërë njëri tjetrit.

Bardhi tah se e ka surprizuar Lilin me një udhëtim në paris për ditëlindjen e saj.

Bardh: E pyeta Lilin se çfarë kërkon.  Tha "Sa qejf kisha të shkoj në Paris", shkova në punë i thash pronarit ke mundësi të më japësh 3 ditë pushim dhe më dha. Vij në shtëpi dhe i them do ikim në Paris. "Ti po tallesh me mua" më tha.

Makinën plotë, bukë me vete dhe ata u nisën për Paris.

Bardhi: Nga këtu është 900 kilometër. E mbushëm makinën plot, bukë me vete. Kemi ikur në Paris. U nisëm në  2 pasdite kemi vajtur në 12 të natës në Paris.

Lili: Ishte një nga surprizat më të bukura.

Sakaq bardhi tregon se surpriza më e bukur që ka marrë është djali i tij.

Bardhi: Kjo më ka ble një unazë të bukur. Por surpriza më e madhe është që më ka bërë një çun. Ma dha zoti çunin zere se kam kapur llotarinë, kam gjithë pasurinë e botës.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.