VIDEO/ Satelitët e Elon Musk mbi qiellin e Durrësit
Satelitët SpaceX Starlink të miliarderit Elon Musk janë shfaqur në mbrëmje mbi qiellin e Durrësit.
Udhetimi i tyre në errësirën e natës ka surprizuar jo pak qytetarët që kanë ngritur sytë nga qielli me shumë kuriozitet për këtë spektakel te reallë.
Satelitët përdoren për të ofruar shërbimin e internetit në qoshet e largëta të botës dhe nuk është hera e parë që shfaqen në qiellin shqiptar.
Ato janë pjesë e projektit 'Starlink' të kompanisë amerikane 'Space X'.
Projekti 'Starlink' parashikon mbulim global interneti shumë të shpejtë me Wireless (Ei-Fi), çka do të revolucionarizojë komunikimin edhe në pjesët më të varfëra dhe të paarritshme të globit.
'Space X' po revolucionarizon udhëtimet hapësinore. Ajo është kontraktuar nga qeveria e SHBA për të realizuar kolonizimin e planetit Mars, që fillon në vitin 2024. '