Çifti që u kryqëzua për dashurinë e tyre, i riu i bën urimin romantik partneres 76 vjeçare

Historia e 19 vjeçarit që u dashurua dhe i propozoi për martesë një 76 vjeçare prej kohësh është bërë publike në media, megjithatë interesi për çiftin nuk ka rënë.

Giuseppe D'Anna 19 vjeç u fejua me 76 vjeçaren vjet edhe pse rrjeti shpërtheu në kritika duke vënë në dyshim dashurinë e tyre.

Sot, pas një viti çifti është ende bashkë dhe i riu e ka uruar partneren e tij me një foto nga propozimi për martesë, për Ditën e të Dashuruarve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GIUSEPPE D’ANNA⚡️ (@milinagatta_)

Giuseppe D'Anna, është bërë viral me videon e propozimit për martesë që ai i bëri të moshuarës.

Në mbishkrimin e videos së propozimit ai kishte shkruar

 "La nostra promessa", "premtimi ynë".

"Dhe ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë," vijoi ai.

 Mediat sociale mund të jenë një vend mizor ndonjëherë, por duket se dyshja nuk u ndikuan nga komentet ofenduese e fyese ndaj tyre.