Noka: 11 shkurti dita e parë e revolucionin, do të jetë protesta më e madhe e parë ndonjëherë

Në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh se  11 shkurti është dita e parë e revolucionin demokratit.

Ai tha se kjo është protesta më e madhe që do të zhvillohet dhe që ka parë ndonjëherë Shqipëria, kundër qeverisë Rama.

Noka: 11 shkurti është dita e parë e revolucionin demokratit, është protesta më e madhe që do të zhvillohet dhe që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Gjithmonë dhe çdo ditë që kalon në këtë vend ka 1000 arsye që shtohen kundrejt kësaj bande dhe këtij kryeministri.

Në qeverinë e Edi Ramës ka progresion gjeometrik ditor të vjedhjeve dhe mllefit ndaj qeverisë. Për përfshirjen e dikujt në një skandal, jep dorëheqjen ministri dhe kryeministri. Këtu është kapur me presh në duar kryeministri duke korruptuar një zyrtar të FBI-së dhe nuk ndodh asgjë në vendin tonë.