Situata në rajon/ Begaj pret të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin, Lordin Stuart Peach

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor mbërriti në Tiranë, vetëm disa orë pasi ambasadori në vendin tonë paralajmëroi se politikanë do të shpallen non grata. Zgjedhjet, korrupsioni dhe situata në Ballkan ishin në fokus të takimeve.

Stuart Smith zhvilloi takimin e tretë në Shqipëri. Ai takoi Presidentin Begaj dhe ministren e punëve të jashme Olta Xhaçkën. Në thelb të takimeve ishte situata në vend dhe siguria në rajon ku dhe u vlerësuan marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Steuart Peach, i ngarkuari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor vizitoi Shqipërinë për herë të tretë, që prej marrjes së detyrës në dhjetor të vitit të kaluar.

Përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe angazhimet e institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, ishin ndër temat e diskutimit të zyrtarit britanik me kreun e Shtetit shqiptar, sipas zyrës së Presidentit.

Begaj: U ndalëm tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet e 14 majit. I rëndësishëm është dhe angazhimi institucioneve ligjzbatuese shqipatre në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ka rëndësi edhe bashkëpunimi me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar dhe në kuadër të luftës kibernetike.

Dialogu Kosovë Serbi është temë kryesore në kancelaritë nga Ballkani deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Bajram Begaj, vlerësoi vullnetin e qeveria e Kosovës dhe nënvizoi nevojën e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme.

Begaj: "Vlerësojmë vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtar. Domosdoshmëri, arritja sa më parë e një marrëveshje mes dy palëve".

Presidenti Begaj nënvizoi faktin se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë.

Begaj:" Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit. Po kalojmë momente të vështira përsa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë".

Lord Stuart Peach. u takua edhe me ministren e Jashtme ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fusha konkrete.

Vizita e të Dërguarit të Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, erdhi vetëm pak orë pasi ambasadori britanik në vendin tonë paralajmëroi se politikanë shqiptarë do të shpallen Non Grata, përgjatë këtij viti.