Habit demokrati: S'kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Ramës, për ty Berisha i lutem Zotit

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi bashkëbisedim me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të kryeqytetit.

Gjatë takimit njëri prej demokratëve të pranishëm u shpreh se nuk ka lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës.

Përparim Rama: Zoti i madh dëgjoi lutjen time. Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Jam Përparim Rama. Doktori më njeh.

Sali Berisha: Është një nga themeluesit.

Përparim Rama: Falenderoj të madhin zot që në gropën që ato kishin hapur ranë vetë. Unë them se kjo do të jetë protesta më e bukur sepse ne do shkojmë vetëm sa për të hedhur nga një lopatë dhè se ai ka rënë në varr. Ai është i vdekur politikisht. Është një kryeministër i mbaruar se po lan të gjithë ato gjynahe që juve i thatë. Unë them të shkojmë të gëzuar me këngë e valle për të festuar rrëzimin e tij. Ai ka marrë fund. Nuk ka më nevojë që ne të përdorim dhunë apo çfarë kishim në mend. T’ia hedhim atë lopatën me dhè se është i ligë. Nuk mund të rri pa ju falenderuar ju Berisha sepse  më keni nxjerrë mallin e fillimit të viteve ’90 kur me të njëjtën energji, juve na u rikthyet për të na shpëtuar të gjithë neve, kombin shqiptar. I lutem Zotit që këtë shëndet që keni, ta keni sa më gjatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)