Soko: T’i jepet fund sulmit ndaj gazetarëve, model i ngulitur thellë, krimi i lidhur me politikën
Në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, ekonomisti Pano Soko u shpreh se sulmet ndaj gazetarëve në vendin tonë ndodhin rëndomtë.
Ai tha se i duhet dhënë fund këtij fenomeni dhe nëse nuk zgjidhet, çdo qytetar mund të humbasë punën dhe pronën, apo edhe dinjitetin, e të mos ndodhë asgjë.
Soko: Ai do të shkojë në burg dhe pas ca kohësh do të rifillojnë sërish punimet dhe ai që ishte në burg do të dalë sërish sikurse ka ndodhur gjithmonë. Prandaj duhet t’i japim fund fenomenit. Nuk besoj se ky do të jetë rasti i fundit, prandaj duhet një zgjidhje për këtë rast.
Nëse nuk zgjidhet, çdo qytetar mund të humbasë punën dhe pronën, apo edhe dinjitetin, e të mos ndodhë asgjë. Kjo ka ndodhur dhe njerëzit janë lënë të lirë. Ky është një model që është ngulitur thellë, dhe them se e ka fillesën se krimi ka marrë shumë krah. Krimi është shumë i fortë në politikën shqiptare.
