Galdini: Partitë e mëdha zotërojnë çdo hapësirë të pushtetit, duhet sfiduar realiteti

Kryetari i Partisë Lëvizja e Re i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musaj u shpreh se çdo parti e re pamundësohet ose abortohet nga regjimi.

Galdini: Këtu duhen njerëz të cilët vijnë me energji të reja, këtu duhen njerëz të cilët vijnë me koncepte të reja këtu duhen njerëz, të cilët vijnë me sprova të reja këtu duhen njerëz të cilët bashkohen majtas, djathtas çrëndësi ka, por duan ta sfidojnë këtë realitet. E vetmja gjë që ka dallim në këtë histori është sepse ne kemi një sistem të kapur dhe çdo lindje e re pra jo thjesht politikë e re pamundësohet ose abortohet me qëllim me instrumentat e dhunës, presionit, trysnisë, sofistikimit që përdor regjimi në marrëveshje. Pra të dyja palët apo të treja palët unë i quaj regjimi tre palësh sepse janë tre partitë politike që zotërojnë të gjitha hapësirat e pushtetit dhe regjimi tre palësh aborton çdo parti të re që ka lindur në Shqipëri.