Muçi: Shqipërisë i duhen njerëz të pakorruptueshëmpër të drejtuar vendin, partitë e reja alternativa e duhur

Redi Muçi, aktivist i Lëvizjes Bashkë i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj foli për partitë e reja dhe se përse këto parti duhet të mbështeten nga qytetarët.

Muçi: Në qoftë se në partitë e vjetra do të kishte njerëz të pakorruptueshëm atëherë ndoshta nuk do të kishte nevojë për parti të reja por problem këtu qëndron që edhe ata njerëz të cilët me vullnet të mirë mund ti jenë bashkuar këtyre partive të vjetra se unë mendoj në konceptin parti të re parti të vjetra me vullnetin e mirë vetë struktura e organizimit të tyre i përjashton ata. Pra e ka të pamundur një njeri i ndershëm që të ngrihet në hiearkinë politike të të partive të vjetra. E ka madje të pamundur që të ushtrojë profesionin e vet ekspertizën e vet në mënyrë të dinjitetshme pa i ardhur shefi, drejtori për ti kërkuar të nënshkruajë një tender apo të bëj like dhe share siç po dëgjojmë tani. Kështu që akti i parë arsyeja e parë është që duhen njerëz të pakorruptueshëm dhe mendoj që Shqipëria i ka këta njerëz dhe duhet që këta njerëz të artikulojnë nëpërmjet partive të reja. E dyta gjëja e dytë që Shqipëria sot ka nevojë është një shtet social.