Rupi: Nisma "Thurje" ka program për qytetarët që i bashkohen, nuk premtojmë kot

Marsel Rupi, aktivist i Nismës "Thurje" i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj foli për partitë e reja dhe se përse këto parti duhet të mbështeten nga qytetraët.

Rupi: Në rradhë të parë kur flasim për besime flasim për premtime. Ne nuk kemi premtime të tilla, pra shiko kur të vijmë do të bëhet kështu.Në rastin tonë asnjëherë nuk ka ndodhur kështu, ne kemi pasur program. Premtime do të thotë sa të vij unë do të bëhesh kështu do bëhesh drejtor, nuk kanë ndodhur kurrë këto gjëra në rastin tonë. Kanë ndodhur programe. Ata njerëz, të cilët janë dakord me këto programe, që janë dakord me këtë frymë që ne kemi, atëherë bashkohen për ta bërë bashkë me ne, nuk bëjmë ne hajde ti se të marr unë të çoj diku, nuk funksionon kjo gjë, nuk ekziston kjo gjë.