Myzyraj: Klasa e vjetër politike duhet të largohet nga pushteti, koha e tyre ka marrë fund!

Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” u shpreh se klasa e vjetër politike duhet të largohet nga pushteti bashkë me të gjitha të zezat që i ka bërë Shqipërisë në këto 30 vite.

"Unë kam lindur në '95-ën, sot jam 27 vjeç dhe unë kam saktësisht të njëjtat figura që e udhëheqin Shqipërinë dhe kjo është e rëndë për të ndodhur në një vend demokratik, në një vend i cili ka presporitet për tu integruar dhe antarësuar në organizatat evropiane. Pra ajo që unë dua t'ju përcjell shikuesve është që unë jam shumë i qartë që koha e tyre ka marrë fund".