"Një administratë që nuk i shërben partisë por Shqipërisë", Gështenja: Ligji që propozojmë sanksiononues
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja në një intervistë për Ora News foli lidhur me projektligjin e propozuar për administratën publike me qëllim që të mos përfshihet në politikë.
Lefter Gështenja: Nga kontaktet që kam pasur me punonjësit në administratë si dhe pasi u konsultova me ekspertë të fushës mora nismën për ndryshimin e ligjit, ne duhet të përmirësojmë kornizën ligjore që vendi ynë të ketë një administratë jopolitike, një administratë që nuk i shërben partisë por i shërben Shqipërisë, një administratë e paanshme, një administratë profesionale me dinjitet. Projektligji që ne propozojmë nuk është thjesht për ti shërbyer fushatës zgjedhore por e nxjerr nga kthetrat e pushtetit, nga kthetrat e partisë, nga kthetrat e qeverisë.
Gështenja tregoi se çfarë sanksionon ligji që ato propozojnë.
Lefter Gështenja: Nuk mund të përdorësh adminstartën publike për të përhapur lajme e për ti bërë publicitet punës së qeverisë. Ligji që propozojmë e sanksionon, ndalohen postimet politike, komentet nga punonjësit e adminsistratës në postime politike, të ndalohen grupet e Whatsapp përfshirë dhe Aktivist1. Sot që ne flasim në të gjitha institucionet shtetërore funksionon grupi i Whatsapp. Duhet ta sanksionojmë me ligj që administrata të mos përdoret për politikë.
A besoni që do të kalojë në parlament para zgjedhjeve të 14 majit?
Lefter Gështenja: Sot ju kam bërë thirrje dhe faktorit ndërkombëtar që të përfshihen në këtë nismë të ushtrojnë presion ndaj Ramës që ky projektligj të miratohet para datës 14 maj.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
