E mbani mend portierin e Barcelonës, Cillesen? Nuk pranon të paguajë për vajzën e tij
Ka veshur fanellat e dy prej klubeve më të mëdha të Spanjës si Barcelona apo Valencia dhe si pasojë ka fituar edhe miliona euro gjatë viteve kulminante të karrierës por ky fakt nuk e shtyn të jetë korrekt edhe me detyrimet që ka ndaj njerëzve të afërt.
Ish-portieri Jasper Cillessen, denoncohet nga ish e fejuara Maria Moran, për braktisje të familjes pasi nuk po paguan detyrimet që ka për vajzën që ka sjellë ne jetë. Ai e braktisi vajzën që në spital duke mos paguar kostot që shkojnë deri në 1200 euro.
Gjatë karrierës së tij ka arkëtuar rreth 40 milionë euro por tashmë nuk dëshiron të paguajë as kuotën mujore duke detyruar gjyshin 90-vjeçar të vogëlushes të ndihmojë vajzën e tij në rritjen e fëmijës. Cillessen sot në radhët e Nec Nijmegen, nisi një marrëdhënie me një femër tjetër pasi mësoi se Moran ishte shtatëzanë.
