Rivalët kërkojnë “gjak”. Klubet e Premier League lobojnë për rrëzimin e Man. City
Klubet kërkojnë përjashtimin e Manchester City nga Premier League në rast se komisioni që ka marrë në dorëzim kallëzimin, do të dalë në përundimin se sheikët nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkelur 100 normat bazë të “Fair Play Financiar”.
City akuzohet për shkelje flagrante gjatë viteve 2009-2018 ndërsa mes dokumentacionit të bollshëm figuron edhe ish-trajneri Roberto Mancini i cili dyshohet se e ka marrë një pjesë të pagesës nën dorë në vitin 2013.
Sipas “The Sun”, duke nuhatur momentin e vështirë të miliarderëve bardhekaltër, klubet rivalëve kërkojnë të përfitojnë nga momenti për t’i rrëzuar. Drejtues të ndryshëm kërkojnë nën zë që vendimi të merret përpara fundit të sezonit.
Manchester City ka 30 akuza që lidhen me 115 çështje të ndryshme ndërsa përveç fshehjes së shpenzimeve, një tjetër akuzë e rëndë për klubin është edhe mungesa e bashkëpunimit me autoritetet për të vendosur në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm.
