Tragjedi në futbollin afrikano-jugor, talenti grushtohet për vdekje
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Afrika e Jugut ku talenti 19-vjeçar Oshwin Andries, mesfushor i Stellenbosch, është dhunuar deri sa ka ndërruar jetë.
Djaloshi i skuadrës që aktualisht mban vendin e 12 në Premiership, u dhunua pas fitores së regjistruar gjatë fundjavës në kampionat kundër skuadrës së Chippa United.
Klubi i tij konfirmon lajmin në një komunikatë zyrtare, ndërsa vëllai rrëfen detaje të momentit të tmerrshëm të regjistruar në qytezën Klapmuts.
“Vëllai im po bënte shaka me një person që në moment humbi kontrollin dhe e sulmoi me grushte vazhdimisht ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital. Ai i mbylli sytë në krahët e mamasë që mbeti shumë e tronditur. Ai ishte më i miri, stërvitej çdo ditë dhe ka thënë përherë se çdo gjë që bënte e bënte për ne”.
Ylli i ri i futbollit afrikano-verior ishte një nga emrat më të lakuar për të veshur faanellën e Kombëtares, ndërsa ëndërronte që një ditë të luante për Barcelonën.
