“Çmendet” Gianluigi Donnarumma, feston fitoren e Bayern Munchen
Në kohën e rrjeteve sociale është shumë e lehtë të vihesh në qendër të vëmendjes për një gafë apo veprim të pamenduar mirë. Portieri italian i PSG, Gianluigi Donnarumma, ka publikuar një mesazh në Twitter ku i uron fitoren në kampionat Bayern Munchen, që për më tepër është edhe kundërshtari i 1/8-ave në Champions League.
Postimi nuk kaloi pa u vënë re edhe pse u fshi menjëherë pak çaste më vonë. Me siguri, përgjegjësi i rrjeteve sociale të portierit që punon edhe për llogari të Matthijs De Ligt, ka gabuar.

Provat janë të prekshme që ka ndodhur pikërisht kështu, pasi mbrojtësi holandez ka publikuar të njëjtat foto dhe të njëjtën frazë. Me pak fjalë, një postim identik i shfaqur në profilin e portierit italian, gabimisht. Fundjavë e ngarkuar dhe e ngatërruar për njeriun që menaxhon rrjetet sociale.

