Mirel Josa heq presionin nga shpatullat e Bekim Balajt (VIDEO)

Bekim Balaj ka presion pasi në dy ndeshjet e para me Vllazninë nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Goditja më e madhe e mnerkatos së dimrit padyshim që është kryefjalë edhe në konferencën e shtypit të trajnerit Mirel Josa në kuadër të ndeshjes së Kupës kundër Bylisit ku drejtuesi i stolit u përgjigjet edhe pyetjeve për ndeshjen apoo formën e lojtarëve.

“Unë kam folur personalisht me Bekimin. Ai nuk ka ardhur që të dalë golashënuesi më i mirë. normalisht që ai ndjen një përgjegjësi, qoftë për shumën monetare. Por përgjegjësia nuk është vetëm e një lojtari. Bekimi të jetë i qetë. Ai bashkë me Kaina-n dhe me lojtarët e tjerë do të plotësojnë këtë mangësi që ndjenjë brenda tyre.

Aralica-n nuk e llogaris më në skuadër. Ne nuk kemi kohë të presim lojtarët të kthehen nga dëmtimi. Është periudhë shumë e vështirë. Nuk e llogaris për momentin. Unë nuk flas për një lojtar që ka shkuar në Kroaci për t’u operuar. Nxori një problem pas ndeshjes së fundit që është aktivizuar. Të flasim për lojtarët që kam në kontingjent.

Nuk duhet ta kemi mendjen te rezultati 2-0, por te mënyra e lojës tonë. duhet t’ia bëjmë vetes sa më të thjeshtë vazhdimësinë e lojës.

Kemi lojtarë të cilët kanë pasur probleme fizike, të cilët janë rikuperuar. Por vazhdojmë t’i kemi jashtë disa. Duke pasur parasysh ndeshjen e fundit që bëmë me Erzenin, do të ketë lëvizje të cilat do të na bëjnë që të jemi shumë më të qetë për vazhdimësinë e lojës”.