"Të harruarit e Llatjas" Fshati në Zavalinë të Elbasanit i harruar nga pushteti lokal
Në fshatin Zavalinë, 44 kilometra larg nga qyteti, banorët thonë se Bashkia nuk ka vënë dorë prej vitesh, ndërsa zona po boshatiset. Ata pak të rinj që kanë mbetur shprehen dhe sytë i kanë nga emigrimi, pasi mungesa e investimeve e ka bërë të pamundur jetën për ta.
I ndodhur rreth 44 km nga Elbasani, fshati Zavalinë është sipas banorëve i vetmi fshat në qark, ku dora e pushtetit vendor nuk është njohur kurrë .
Dita ditës edhe fshati Zavalinë i Elbasanit është duke u boshatisur ku shkak për këtë është bërë lënja në harresë nga pushtetarët, sidomos nga pushteti vendor.
Për të mbërritur në këtë fshat të thellë malor, rruga është një sfidë e rrezikshme pasi reshjet e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar gjendjen e saj duke e kthyer një burim për aksidente .
Ata banorë që kanë mbetur atje, thonë se jetesa mes maleve sa vjen e vështirësohet për shkak se nuk ka investime.
"Këtu përveç tokës s'ke me çarë të meresh, me tokën s'ke leverdi. Andej poshtë s'gjen punë fare," tha banori.
Qendra e fshatit është e boshatisur, tashmë veç shkollës dhe nje lokali të gjitha godinave të tjera që kanë qenë dikur iu është vendosur dryni, pasi banorët janë larguar.
Ata të rinj që ende jetojnë këtu, thonë se ndihen të harruar pasi deri më sot kanë marrë vetëm premtime elektorale boshe, ndërsa kryebashkiakun e Elbasanit në 4 vite nuk e kanë parë kurrë në zonën e tyre.
"E kam në plan të largohem, për arsye sepse këtu s'ka rrugë, s'ka jetë. Shikohet që spo vihet dorë fare," thanë ata.
Edhe pse ka një qendër shëndetësore ,fshati ka mjek vetëm një herë në dy javë, ndaj për urgjenca shëndetësore banorët janë të detyruar të nisen drejtë qendrës të fshatit Gjinar, që është institucioni më i afërt.