Virusi RSV, mjekja apelon për kujdes ndaj fëmijëve, Burda: S'ka vend për panik, jemi në periudhë normale virozash!
Virusi sincicial i frymëmarrjes i njohur si RSV një virus që dukej se ishte zhdukur vitin e kaluar, falë masave anti-Covid, është rikthyer sërisht në qarkullim.
Për të folur lidhur me këtë çështje, në studion e "Ora News", ishte e ftuar Nora Burda mjeke okuliste infirmoi edhe më gjerësisht shikuesit lidhur me këtë RSV-ja.
“Është një virsus që lidhet me frymërrjen dhe sipmtomat e para janë me kruajtje sush dhe lodhje të trupit. Është një virus që nuk duhet neglizhuar sa i përket kujdesit, por nuk është diçka shqetësuese. Sa i përket këtij virusi, të tregohet një kujdes dhe të mbahet njëfarë distance nga fëmijët dhe t’i ruajnë ata, por mos të shqetësohen pasi është një situatë normale virozash”, theksoi Burda.
Me tej mjekja okuliste apeloi për një të kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të tyre sa i takon kujdesit ndaj syve.
“Çdo 20 minuta duhet të shkëputen jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit nga pajisjet elektronike. Ndërsa për të vegjlit proindërit duhet të përpiqen që timbajnë sa më larg teknoligjisë. Duhet të shtohen kontrollet te mjekët e specializuar. Ka shumë faktorë që ndikojnë në dëmtimin e syve”, u shpreh mjekja okuliste Nora Burda.

