Plagosën me thikë të riun në lokal, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, shoku i tij ende në kërkim

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin Maren Hoxha, 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin Eridon Hasa., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin Eder Dorzi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.