Shtëpia e barit e vëllezërve dhe arsenali i murosur në Shijak, Fredi Krasniqi: Armët i kisha nga '97
Fredi Krasniqi i arrestuar më 24 janar në Shijak pasi iu zbulua se në katin e tretë dhe të katërt të shtëpisë kultivonte kanabis do të dalë sot përpara Gjykatës së Durrësit.
Në vilë 46 vjeçarit iu gjet dhe një arsenal armësh të fshehura në një mur të dyfishtë.
Krasniqi ka deklaruar se armët i kishte që nga 1997.
Në hetuesi Krasniqi ka deklaruar se ka probleme dhe do të bëjë një ndërhyrje të vështirë në këmbë, pasi ka probleme në kocka çka i krijon vështirësi në të ecur.
Policia ka shpallur në kërkim dhe vëllanë e tij Selman Krasniqi.
Gjatë operacionit policia zbuloi një mur të dyfishtë të kësaj banese, ku ishte fshehur një arsenal armësh i përbërë nga 10 armë zjarri kallashnikovë,1 armë zjarri pushkë, një armë zjarri automatik shaps, granata dore, 1 harkë luftarak, 1 jelek antiplimb, 1 palë dylbi dhe municion luftarak dhe krëhër të ndryshëm që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
