Persona të paidentifikuar vrasin me armë kalin e një agrobiznesi në Kolonjë, plagoset një tjetër

Persona të paidentifikuar kanë goditur me armë gjahu (çifte) dy kuaj të njërit prej agrobizneseve në Kolonjë, ku njëri prej kuajve ka ngordhur.

Pronarët e agroturizmit kanë kërkuar nga institucionet përkatëse të zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, ndërkohë që ende nuk dihet në qoftë se ngjarjen e kanë shkaktuar gjahtarë të zonës apo ka qenë e qëllimshme.

Në Shqipëri momentalisht ndalohet gjuetia me ligj.

Persona të paidentifikuar vrasin me armë kalin e një agrobiznesi
Kali i ngordhur