Doli për peshkim dhe nuk u kthye më, zhduket 78 vjeçari në Fier, dyshime se është mbytur në Seman

Një 78 vjeçar është zhdukur në Plazhin e Semanit. Familjarët thonë se ai kishte dalë për të peshkuar, por nuk ishte kthyer në shtëpi të martën e 24 janarit. Si policia edhe të afërmit dyshojnë se ai është mbytur ndërsa kërkimet janë të vështira për shkak të terrenit në det.

Prej dy ditësh  Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur. 

78 vjeçari ishte nisur të martën për të peshkuar në Plazhin e Semanit, por nuk u kthye kurrë më.

Familjarët kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij, rrjetën e peshkut dhe disa sende personale, por pa mundur të identifikojnë vendndodhjen e 78 vjeçarit.

Sipas djalit të Xhoxhit ky i fundit shkonte shpesh për të peshkuar në këtë zonë, ndërsa për ta është e vështirë ta gjejnë vetë pasi në brendësi të detit ka bunkerë dhe gropa thithëse.

Dyshimet kryesore janë se 78 vjeçari është mbytur, ndërsa në ndihmë të banorëve të zonës që po kërkojnë ka shkuar edhe një skaf ng vlora këtë të enjte.

Doli për peshkim dhe nuk u kthye më, zhduket 78 vjeçari në
Zona ku humbi 78 vjeçari në Fier