Arrestohet 54 vjeçari në Lushnje, u denoncua për ngacmim seksual ndaj një të miture

Një 54 vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.