E trishtë/ Jetonte vetëm, gjendet e vdekur 83 vjeçarja në Durrës

Një 83 vjeçare është gjetur e pajetë në lagjen 18, në Durrës, mëngjesin e sotëm.

Burime për Ora News bëjnë me dije se e moshuara jetonte vetëm në banesë.

Të afërmit e saj ishin të shqetësuar pasi e moshuara nuk po u përgjigjej në telefon.

Ata lajmëruan ekipin zjarrfikës që në momentin e hyrjes në banesë konstatuan se e moshuara kishte ndërruar jetë.