Ikën shefi i komisariatit Sarandë, Klodian Kondi, shkon në Pogradec, ai i Pogradecit vjen në Sarandë

Shefi i Komisariatit të Sarandës, Klodian Kondi ka lënë detyrën për t’u emëruar Shef i Komisariatit të Pogradecit.

Në vend të Kondit, në Sarandë është emëruar  Oltion Agolli, shef i Komisariatit të Pogradecit.

Klodian Kondi mbajti detyrën e Shefit të Komisariatit të Sarandës për 1 vit e gjysmë prej korrikut 2021.

Ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në Sarandë e të zbuluara nën  drejtimin e Shefit të Komisariatit Klodian Kondi, mund të përmenden:

Grabitja me armë e noterit Thoma Kaçi, ku pas një pune profesionale drejtoi hetimet në zbardhjen e kësaj  ngjarje të rëndë, ku u kapën dhe u vunë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje.

Vjedhja e shumës prej 200 milionë lekë në Supermarket “Halo” në Sarandë, ku u arrit të bëhet dokumentimi i plotë ligjor dhe kapja e autorëve të cilët  nuk lanë asnjë  provë në vendin e ngjarjes ku ata morën veç lekët  edhe pajisjet DVR në këtë market.

Goditja e personave për armëmbajtje pa leje. Goditja e personave  që merreshin me krime ndaj pronës. Vjedhjet e banesave në qytet janë thuajse zero.

Zbulimi i menjëhershëm i djegies së zyrës noteriale të Aleko Anagnostit dhe i pengmarrjes së  Gentian Omerit.

Goditja e krimeve mjedisore, vlen të përmendet se qyteti i Sarandës ka dalë nga njolla e zezë  e ndërtimeve  pa leje, kjo e bërë e ditur edhe nga Kryeministri, nën  drejtimin e këtij Shefi Komisariati. Gjatë kohës që Komisariati i Sarandës është drejtuar  nga Klodian Kondi janë  finalizuar me sukses të plotë 35 operacione policore.