Fluturimet me çarter, Berisha: Rama frikë për shpenzimet e destinacionet. Importet nga Kolumbia u rritën me 60%

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë me gazetarët deklaroi se Edi Rama ka frikë nga hetimi i fluturimeve të tij me çarter jo vetëm për shumën e harxhuar për to, por dhe për destinacionet ku ka shkuar. Këtë Berisha e lidhi me rritjen e importeve nga Kolumbia.

Sali Berisha: Çfarë ndodh në kërkesë e 36 deputetëve për hetimin e 137 udhëtimeve me çarter të Rames?

Pse pengohet, si mund të pengohet? Nuk ka ndodhur kurrë. Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin. Ai ka tmerr nga udhëtimi i atyre udhëtimeve, jo vetëm nga shuma përrallore që është shpenzuar nga taksapaguesit më të varfër, por ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit. Unë mund tu them vetëm një gjë: që ne 2 vitet e fundit, importet janë rritur nga Kolumbia 60 herë krahasuar me 2015.

Ka një lloj paralelizimi me fluturimet e Ismailit, asgjë s'mund të them. Duhet hetuar, por një gjë është e sigurt. Që humori zien se avioni është përdorur dhe për qëllime të tjera. Hetimi është rruga për transparencën e këtyre udhëtimeve të pashëmbullta.