Tabaku: Ligji për investimet strategjike është përdorur për qëllime korruptive

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se ligji për investimet strategjike është përdorur për qëllime korruptive.

“Ky ligj i investimeve strategjike është përdorur për qëllime korruptive. Ne jemi në pari kundër këtij ligji, sepse e pengon garën dhe të drejtën e pronës nga persona që kanë ushtruar presion duke e marrë nga të tjerët në mënyrë të padrejtë. Investitorët strategjikë janë një listë biznesesh shqiptare që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë.

E vetmja me vlrë është parku fotovotaik dhe një kompani japoneze e cila sërish po investon në  sektorin e energjisë janë të vetmet investime strategjike me vlerë.

PD duhet të kalojë në fazën e propozimit, dhe të japë mendimin e saj se si duhen bërë gjërat. Unë jam e bndur që dhe këto propozime të mia do rrëzohen, por ne nuk duhet të impreionohemi nga sulmet e porositura”, - theksoi ligjvënësja demokrate, Jorida Tabaku.