Bashkë, të ndarë/ Rama anekson Vuçiç, Soros me liderët e Ballkanit

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të enjten në Davos ku dhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale tre foto nga takimi me homologët rajonalë ku pranë kishte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Dy vende më tej ndodhet i ulur një emër i përfolur për rolin e tij në Ballkan, Alex Soros, i biri i miliarderit George Soros, i cili këtë vit nuk mund të ishte vetë fizikisht pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit.

Në fotot e publikuara nga Edi Rama vihet re mungesa e Aleksandër Vuçiç, presidentit të Serbisë.

Ai nuk figuron në tre fotot e kryeministrit në facebook, por siç mund ta shihni në video është në takim.

Jo në radhët e karrigeve me të tjerët por i ulur veçmas.

Autoritetet nuk kanë dhënë sqarime për këtë veçim të Vuçiç nga liderët e tjerë të rajonit dhe po ashtu nuk dihet pse ai nuk gjendet në fotot e publikuara nga Rama.

Pjesë e bashkëbisedimit "Dialogu në Ballkanin Perëndimor" ishin presidenti i Maqedonisë së Veriut, Lajçak si dhe Tanja Fajon.

Liderët e Ballkanit Perëndimor i kanë tradicionale takimet mes tyre në Pragë ose gjatë forumit të përvitshëm të Davosit.

Por këtë herë tensionet në rajon janë shtuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe acarimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi për mosmarrëveshjet mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe që kulmuan me barrikadat në Mitrovicë.