“Simpati nga ana e PS-së?” Tabaku: Janë bërë të zgjuar dhe i pranojnë propozimet e mia
Për deputeten demokrate, Jorida Tabaku duke folur për bashkëpunimet me PS-në tha se socialistët janë bërë më të zgjuar dhe i marrin propozimet e saj në Kuvend.
Ajo tha se është një deputete që ka denoncuar më shumë gjëra nga PD, duke përmendur edhe emra oligarkësh, por shtoi se PD-ja duhet të dalë përtej denoncimit.
Tabaku: Kush bën punën sigurisht që sulmohet. Nëse duam që të bëjnë mirë punë, atëherë duhet të kalojmë përtej denoncimit dhe besoj se nuk ka një deputet në PD që të ketë dorëzuar sa unë dhe si unë, edhe me emra oligarkësh, por PD-ja duhet ta tejkalojë denoncimin dhe të bëjë propozime se si duhen bërë gjërat ndryshe. Nëse PS-ja është aq e zgjuar dhe i miraton këto propozime, atëherë nuk kam kompleks të them se i bëra për të mirë publike.
Unë nuk kam asnjë dyshim që mazhoranca është më e ndërgjegjshme. Besoj se ndodhemi në një moment që socialistët e kuptojnë se çfarë po ndodh me buxhetin e shtetit, pastaj vendimi është në dorën e tyre. Edhe zoti Leskaj dje ka propozuar një ligj për përgjegjësinë materiale dhe nuk pash njeri ta sulmojë atë. Sulmet e porositura me eksperiencën që kam nuk më shqetësojnë.
