Koka: Alibeaj vetëm po zgjat çështjen e PD-së, gjykata e ka njohur kuvendin e 11 dhjetorit
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ajo që bëri grupimi i Alibeajt është zgjatja drejt kalendave të një çështje që tashmë është i zgjidhur lidhur me PD-në.
Ai tha se tashmë gjykatësi Zhukri ka dhënë një vendim për çështjen e PD-së, duke shtuar se ai i ka dhënë të drejtë grupimit të Rithemelimit.
Koka: Ajo që bëri grupimi i Alibeajt është zgjatja drejt kalendave të një çështje që tashmë është i zgjidhur, për të cilin ka dhënë një vend zoti Zhukri që njeh kuvendin e kuvendin e 11 dhjetorit. Pas dorëzimit të dokumentacionit nga Berisha, Zhukri mori atë vendim që sot duhet të ishte zbardhur në regjistrin e partive.
Çdo kancelar duhet ta regjistronte këtë vendim dhe nëse do të kishte një vendim tjetër mbi këtë çështje do të merrej po nga gjykata dhe do të duhej të pasqyrohej. Është një procedurë banale që drejtësia e njeh në atë moment, pasi gjykata ka marrë një vendim dhe nuk e zbardh.
