Incineratorët, Berisha: Koha që këto konferenca t’i bëjmë para Bashkisë dhe te Kryeministria, nuk ka drejtësi

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët akuzoi Prokurorinë e Posacme SPAK, se nuk mund ta hetojë korrupsionin, pasi ai është një organ i kapur nga mazhoranca dhe Edi Rama.

“SKAP i partisë është pozicionuar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj dhe nuk ka gjë më flagrante se kjo. Janë bërë 51 mln euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshorë të Veliajt dhe Ramës për plehra sikur digjen, në një kohë kur ato jo që nuk digjen por as edhe nuk seleksionohen siç u betua dhe rrahu gjoksin Edi Rama para parlamentit shqiptar.

Të gjithë këto bëjnë të paditurin dhe nuk ndodh asgjë. Nuk ka akt më të turpshëm dhe flagrant se qëndrimi I drejtësisë ndaj kësaj afere. Akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion por nuk ka asnjë hetim. SKAPI e ka të ndaluar të hetojë ia ndalon partia. SKAPI përveçse, se këta janë ish-të gjithë.

Lefter Koka është ish-ministër. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, drejtësia nuk ekziston, afera e djegësve është afera më demonstrative e shtetit mafioz, e një shteti që nga kreu i Ekzekutivit tek OPGJ e me radhë, ministri e kryetari I bashkisë janë mafie.

Veliaj që kalon çdo ditë para kamerave ushtron presion mbi mediat për të censuruar është një hajdut. Ka rritur taksën e plehrave për qytetarin e thjeshtë. Ka ardhur koha që këto konferenca ti bëjmë në Kryeministri, të paktën të personalizohen, gjithçka siç është personale në këtë afere.

Ju I patë dronët që ia nxorën petët lakrorit dhe treguan se Rama për xhepat e tij është I gatshëm të mashtrojë. Ai harron se atje në Davos qëndron mbi plehun dhe mafian e plehut”, tha ai.

Teksa iu referua ngjarjeve të ndodhura me hetimeve e aferave të incineratorëve, Berisha akuzoi se ishte SPAK-u ai që e la deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllakon që të ikte deri në Greqi, dhe më pas u detyrua ta risillte para drejtësisë.

Lajmi në përditësim