Braho: PD të fokusohet te zgjedhjet e 14 majit jo kush e ka vulën, nuk ka luks të humbasë votues
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Ledio Braho u shpreh se duket sikur beteja e PD-së është për një ekzistencë juridike kur në fakt duhet të jetë për zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha se Celibashi e ka sqaruar në disa dalje publike se si do të regjistrohet PD-ja dhe se ka një problematikë, sepse sot në regjistrin e partisë Demokratike është akoma kreu i PD-së Basha.
Braho: Ajo që mendoj unë bërja e kaq shumë kërkesave dhe kuvendeve, duket sikur beteja e PD-së është për një ekzistencë juridike kur në fakt duhet të jetë për zgjedhjet e 14 majit. Kjo betejë po kalon pranë KQZ-së se cila PD do të regjistrohet në zgjedhje.
Nëse kjo nuk zgjidhe deri në regjistrimi ne partive politike. Celibashi e ka sqaruar në disa dalje publike. Ka një problematikë, sepse sot në regjistrin e partisë Demokratike është akoma kreu i PD-së Basha. Besoj se ka nevojë për zgjedhje politike sepse nuk ka luks PD-ja që të humbë votues.
