Koka: Etien Xhafaj po u bën presion drejtuesve të institucioneve për të bërë like dhe share
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se Etien Xhafaj, që është drejtues i PS-së për Kavajën, u bën presion drejtuesve të institucioneve për të shpërndarë aplikacionin Aktivisti Im
Ai tha se kush është Etien Xhafaj që ti bëjë presion institucioneve të drejtuesve të tyre, që të shpërndajnë dhe të bëjnë like dhe share postimeve të qeverisë.
Koka: Etien Xhafaj, që është drejtues i PS-së për Kavajën, u bën presion drejtuesve të institucioneve për të shpërndarë aplikacionin Aktivisti Im. Kush është Etien Xhafaj që ti bëjë presion institucioneve të drejtuesve të tyre, që të shpërndajnë dhe të bëjnë like dhe share postimet e qeverisë.
Ai është në krye të operacioni parapolitik që i detyron gjithë të drejtuesit të administratës që të bëjnë like dhe share.

