Ish-bashkëshortja e mesfushorit milanist në krahët e presidentit të Interit?
Fillimisht një foto në një diskotekë në Miami dhe tani komplimentet në rrjetet sociale për fitoren e Superkupës së Italisë. Mes modeles dhe bukuroshes italiane, Melissa Satta dhe presidentit të Interit, Steven Zhang duket se ka një pëlqim të ndërsjelltë që mediat italiane e hipotezojnë se ka përfunduar në një histori dashurie.
Ish bashkëshortja e Kevin Prince Boateng nuk ka munguar në reagimet e urimit në postimin e numrit 1 të klubit zikaltër, duke lënë të kuptohet se mes të dyve ka diçka më shumë se një miqësi të thjeshtë. Satta njihet si tifoze e flaktë e Milanit dhe komenti “urime” i shoqëruar me disa “emoji” lë shumë vend për interpretime.

Në lidhje me jetën sentimentale të biznesmenit kinez dihet shumë pak por rasti i fundit, duket se i ka bindur mediat italiane për një histori apasionante mes tij dhe modeles.
