Tragjike, vdes ish-futbollisti i Tottenham në moshën 25-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2023, 17:24
Ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit mes dy barkave në Miami, ish-futbollisti i Tottenham dhe Portsmouth, Anton Walker.
Këtë sezon ai ishte pjesë e Charlotte FC, ndërsa policia bën me dije se e ka gjetur pa ndjenja por nuk ka arritur ta mbajë në jetë. Barka me të cilën udhëtontë është përplasur në brigjet pranë "Marine Stadium".
Ai ndodhej në Florida bashkë me skuadrën pëe fazën përgatitore. Pasi i rrit në akademinë e Tottenham, lojtari i lindur në Londër, u transferua te Portsmouth dhe më pas në SHBA te Atlanta.
