Humor i zi me investitorët strategjikë, Beqa: Ka ndonjë nga Big Brother? Maho: Ja sa të mbarojë, Luizi

Gjatë diskutimit në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora lidhur me mandatin e ministres Xhaçka dhe investitorët strategjike, gazetari Armand Maho ironizoi me benefitet që i ka sjellë vendit ligji për investimet strategjike.

Njuma: Cilët janë investitorët strategjikë që solli në Shqipëri ligji i investimeve strategjike?

Maho: Damian Gjiknuri, vëllai i vet po ndërton në Sarandë, investitor strategjik. Është Artan Gaçi, Gazmend Paja. Nuk di ndonjë kompani të madhe.

Beqa: Po nga këta të Big Brother ka ndonjë?

Maho: Ja sa të mbarojë, Luizi.