Incineratorët, Mërtiri: Në shtetin ku Rama është mbret, është arritje e madhe e SPAK-ut arrestimi i dy zyrtarëve

Analisti Ergys Mërtiri e shikon si arritje të madhe të Prokurorisë së POsaçme anti-Korrupsion arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, në kushtet kur Edi Rama ka instaluar një shtet ku mbizotërin si mbret.

I ftuar në emisionnin "Ora e Betit" në RTV Ora, Mërtiri theksoi se duhet të dimë në fakt a ka ndërmend SPAK-u ta çojë deri në fund. 

“Nëse duhet të dimë se a po vonohet SPAK në zbardhjen e çështjes së incineratorëve, duhet të dimë në fakt a ka ndërmend ta çojë deri në fund. Dhe në kushtet e një shteti të tillë që ka instaluar Edi Rama me qeverisjen e tij dhe pasjen e të gjitha pushteteve në dorë, ku ai mbizotëron si mbret, është arritje shumë e madhe kapja e një ministri dhe e një deputeti të PS-së për këtë”, tha Mërtiri.