Avokati Ramaj: Zvarritja e hetimeve të SPAK për incineratorët nga ndërhyrja politike

Avokati, Redi Ramaj, thotë se hetimet për aferën e incineratorëve zvarriten për shkak të ndërhyrjes politike te SPAK.

Në "Ora e Betit" ai thotë se dosjet do të duhej të bashkoheshin.

Ramaj: Është një rast ku paratë e taksapaguesve shqiptarë po shpërdorohen dhe kjo duket hapur. Nuk ka nevojë as për hetime shumë të thelluara nga prokuroria. Prokuroria problematikën e zvarritjes e ka te ndërhyrja e politikës. E patë para pak kohësh ku kryeministri ndërhyri për kreun e SPAK, pastaj ndërhynë dhe investitorët e refirmës në drejtësi. Është një çështje, nuk ka tre çështje. Është një fakt që ka buruar nga një Ministri. Ndarja i pengon hetimet.