Incineratorët, Maho: SPAK, viktimë e një lufte të brendshme të PS. Erion Veliaj nuk është thirrur
Gazetari, Armand Maho, thotë se SPAK ka mbetur në vendnumëro me hetimet për aferën e incineratorëve.
Në "Ora e Betit" ai tha se edhe arrestimet e kryera për këtë çështje u bënë pasi skandali doli hapur.
Maho: SPAK deri tani po merret me këta peshqit e vegjël, ndoshta ka rënë edhe viktimë e një lufte të brendshme të PS. Po godet një krah politik për të ruajtur një krah tjetër. Erion Veliaj nuk është thirrur ndonjëherë në SPAK. Ka goditje selektive, po merren më shumë me procedurën dhe jo thelbin.Ka një tërheqje të SPAK dhe në raport me hetime të reja. Mund të jenë dhe në presion të Edi Ramës.Njerëzit u arrestuan se plasi shumë keq, 430 mln euro. SPAK ishte i detyruar të hapte këtë çështje.Kishin vjedhur pa pikën e frikës. Sot kemi vetëm Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon të arrestuar.
