Mandati i Xhaçkës, Bylykbashi: Kushtetuesja në presion. Po flasim për Ministre, goditje shumë e madhe për Ramën
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim çështjen për heqjen e mandatit të deputetes të ministres së Jashtme Olta Xhaçka pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi është shpallur investitor strategjik.
Asnjë deputet apo ministër nuk mund të përfitojë nga pasuria e shtetit dhe për këtë standardi është vendosur.
Ka qenë ky qëndrimi i deputetit dhe nënkryetarit të PD, Oerd Bylykbashi.
I ftuar në studion e Rtv Orës me gazetaren Beti Njuma ai tha se Kushtetuesja është në presion të madh.
Bylykbashi: Shehaj e ka çuar përpara një çështje që godet një nga elementët e rëndësishme që ka Kushtetuta. Ka një sanksion, humbja e mandatit kur dikush përfiton para publike ose kryen biznes me përfitim nga pasuri shtetërore. Nëse Kushtetuesja do bjerë në presionin e qeverisë, siç ne e dimë që ka presion të jashtëzakonshëm, po flasim për Ministren e Jashtme dhe jo thjesht deputet. Goditja është shumë e madhe për qeverinë dhe Ramën. Vetë Rama është pjesë e kësaj.
Një rrëzim i kërkesës së PD nga Kushtetuesja do krijonte precedent të rrezikshëm thotë ai.
Bylykbashi: Rrëzimi i kërkesës së PD do ishte jo vetëm shkelje e Kushtetutës por hap precedentin e rrezikshëm ku të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e depuTetëve apo ministrave do krijojnë kompanitë me kunetër e me radhë, do krijojnë situata vetëm për të thënë që deputeti nuk ka përfituar drejtëpërdrejtë në buxhetin e tij. Kështu është e thjeshtë. I hapim portën të gjithë kësaj që të grabitet çdo lloj prone, do shihni çudira.
Në pritje të vendimit, deputeti uron që Kushtetuta të prevalojë në këtë çështje.
Byklykbashi: Nuk është çështje e PD, është e pastër interesit publik. Rasti Kokëdhima dhe Beqaj u provua se ishin marrë para dhe ishin më pak.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
